Ushtari nuk heton dot gjeneralin!

0

Nga Flamur Vezaj

Pak dite me pare prokuroria e Durresit ia solli per kompetence Prokurorise per Krime te Renda dosjen e hetimit penal per ish-Prokurorin e Pergjithshem Adriatik Llalla qe po shijon pranveren ne Gjermani! Kjo dosje, pasi qendroi mbi nje muaj ne sirtaret e prokurorise se Durresit u soll te Krimet e Renda pa asnje veprim procedurial, thjesht ato pese letra me te cilat nisi edhe hetimi! Kjo dosje erdhi te Besim Hajdarmataj, prokurori i besuar i Adriatik Llalles. Aq i besuar eshte sa Llalla kur iku ne Amerike per viziten private, qe e cilesoi Ambasada e USA-se ne Tirane, e kishte marr me vete Besim Hajdarmatajn.

Por nuk eshte i pari dhe as i fundit ky udhetim i A.Llalles e familjareve te tij me B.Hajdarmatajn jashte Shqiperise. Vetem verifikimi i TIMS-it tregon rreth 10 udhetime se bashku! Jo vetem udhetimet, por edhe promovimi i mos-Besimit nga drejtues i prokurorive ne rrethe te vogla te Shqiperise u katapultua nga Llalla si drejtues ne prokurorin e rendesishme te Durresit dhe me pas te Prokuroria per Krime te Renda ku edhe sot vazhdon te jete drejtues. Ndoshta e ka “merituar” kete promovim por koleget e tij dhe ata qe e rrethojne ne prokurori thone ndryshe! Nuk po e zgjas kete pjese, se besoj u morr vesh lidhja e ngusht mes tyre pa kujtuar darkat e drekat neper Shqiperi!

Por po kthehem te hetimi i ceshtjes! Duke ditur lidhjen mes tyre dhe jo lidhje dosido por….e kuptoni vet, edhe rasti Llalles kam dyshime se do te perfundoi po me firmen e Hajdarmatajt si hetimi i Ilir Beqes per koncesionet, si hetimi ndaj Damian Gjiknurit per tenderat e marrveshjet me koncesionaret e hidrokarbureve, si hetimi ndaj vellait te Besos se Tajvanit per drogen, si hetimi i drejtuesve te policise ne kohen e lulezimit te hashashit, si hetimi zvarrites i Sajmir Tahirit, si hetimet e pushuara per shume gjyqtar e prokuror, te gjitha te arkivuar e drejt arkivimit pa hy ketu rastet e personave qe tashme jane shpall ne kerkim per kokainen e ardhur me banane!
Perfundimisht nuk shquhet per ndonje sukses te madh ne krye te ketyre institucioneve! Keshtu qe perseri vazhdoi te besoj se per te arrit te “peshku i madh” Prokuroria per Krime te Renda ka nevoj per nje drejtues te ri, te ndershem e te pa perzier me parashutizmin e promovimit dhe pazareve politike e financiare! 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here