Çfarë ka ndodhur? Flori Mumajesi dhe Elvana Gjata me fjalë të ndjera për fansat e tyre

0

Dikur ata kanë bashkëpunuar fortë dhe kanë nxjerrë një sërë këngësh hit për kohën, e sot rrugët e tyre janë ndarë. Së fundmi kanë shkruar disa fjalë të ndjera për fansat e tyre.

Teksa Elvana prej ditësh u është rikthyer koncerteve në mbarë Shqipërinë, por edhe jashtë kufijve me një frazë që duket se ka bërë përshtypje dhe mediat e kanë lidhur dhe me Flori Mumajesin.

Elvana në lançimin për koncertin ka shkruar “Me ka marr malli për ty aq shume”. Këto fjalë vijnë  pikërisht pas shkëputjes rreth 1 vjeçare nga skena shqiptare, që pas ndarjes me Mumajesin dhe ikjen e saj nga Shqipëria.

Nga ana tjetër dje ka ardhur një reagim i gjatë i Flori Mumajesit, i cili duket se ka pasur brenda nota kritike për organizimin e koncerteve, por ai nuk ka nguruar të shpreh dashurin për muzik-dashësit e tij.

Bashkë me grupin “Threedots” duket se ka performuar në një ndër club-et e kryeqytetit, por diçka nuk ka shkuar ashtu si ata prisnin.

Si duket Flori dhe grupi janë ndjerë të zhgënjyer nga organizimi i shfaqjes mes fjalëve që ka shkruan në një postim ai ka prekur kur shkruante se: e lëshova shpirtin sikur të ishte nata e fundit që do isha pran jush.

Ja postimi i plotë i Florit:

“Dje nje nga mbremjet me te bukura ne Tirane
Ju pash ne sy te gjitheve, ju pershendeta te gjitheve dhe e leshova shpirtin sikur te ishte nata e fundit qe do isha prane jush… Nuk e di kur do te rishihemi por e di se do te me mungoni. Kemi shume data te mbyllura nderkohe dhe sigurisht do ti realizojme pa marr parasysh kushtet e tmerrshme te vendeve ku kendojme dhe pse bejme si “ARTISTA” “njerezit” me te cilet bashkepunojme, organizator, “menaxher” sekser apo pronar fatkeqesisht 70% nuk kane lidhje fare me muziken, edhe pse ndihen më “ARTIST” se vet “ARTISTI” te cilin kane ftuar dhe mezi e kane siguruar! Ndoshta disa do kenaqen, ska gje une gjithmone kam preferuar te flas me pune! Gjithesesi qe mos ta dramatizoj shume, ne do jemi prane jush ne ato pak data qe kemi mbyllur per vitin 2018 dhe do bejme maksimumin! Ju dua? Eshte pak! Shihemi gjate veres,”-përfundon Flori.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here