Dhunimi i 34-vjeçarit në komisariatin e policisë në Korçë, SHÇBA procedon 2 efektivë

0

Një 34-vjeçar denoncoi dje dhunën e ushtruar nga efektivët e policisë brenda e Komisariatit të policisë në Korçë.

Një ditë pas kësaj ngjarje, SHÇBA ka proceduar penalisht dy efektivet e policisë, të vënë nën akuzë. SHÇBA ka proceduar inspektorin e zonës Kosta Stojani si dhe inspektorin e rendit, Julian Dervishaj. SHÇBA ka marrë deklarimet e 34-vjeçarit Mariglen Muka, dhe disa efektivëve të Komisariatit të Korçës.

Muka deklaroi se u dhunua nga efektivi Dervishaj, në prezencë të kolegut Stojani, por ky i fundit nuk është përpjekur të ndërpresë aktin e dhunës. 34-vjeçari Mariglen Muka, prej të martës po trajtohet në repartin e kirurgjisë, për shkak të dëmtimeve në kokë dhe pjesën e barkut.

Pavarësisht, procedimit te ShCBA dhe referimit te materialeve ne Prokurori, dy efektivet e policise te perfshire ne akte dhune ndaj nje qytetari, vijojne te mbeten ne detyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here