Kontroll fizik fëmijëve të gjyqtarëve e prokurorëve? KPK: S’ka ndodhur kurrë

0

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka reaguar pas lajmeve të publikuara në disa media se është ushtruar kontroll fizik ndaj fëmijëve dhe familjarëve të gjyqtarëve e prokurorëve, që janë pjesë e procesit të rivlerësimit.

KPK i ka cilësuar si të pavërteta këto lajme, duke sqaruar se nuk ka ndërmarrë asnjëherë kontroll fizik për veshjet e fëmijëve të subjekteve të rivlerësimit dhe as nuk i ka marrë në pyetje në lidhje me jetesën e tyre.

Nga ky organ kushtetues nuk është ndërmarrë asnjëherë kontroll fizik për veshjet e fëmijëve të subjekteve të rivlerësimit dhe as nuk janë pyetur në lidhje me jetesën e tyre.

Reagimi i plotë i KPK:
Duke marrë shkas nga disa lajme të pavërteta të publikuara në media, mbi kontrollin fizik të fëmijëve të gjyqtarëve dhe prokurorëve, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dëshiron të sqarojë opinionin publik, por edhe vetë subjektet e rivlerësimit:

Nga ky organ kushtetues nuk është ndërmarrë asnjëherë kontroll fizik për veshjet e fëmijëve të subjekteve të rivlerësimit dhe as nuk janë pyetur në lidhje me jetesën e tyre.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit funksionon në bazë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe legjislacionit përkatës, duke e zbatuar rigorozisht atë.

Në këtë kuadër, me përgjegjësi të plotë garantojmë se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk ka cenuar dhe nuk do të cenojë asnjëherë të drejtat e njeriut dhe, aq më tepër, të drejtat e fëmijëve.

Mediat janë partneri ynë kryesor në respekt të transparencës dhe informimit me korrektësi e vërtetësi të publikut dhe çdo keqinformim do të ndikonte në besueshmërinë e një procesi jetik për Shqipërinë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mbetet i angazhuar për të ushtruar me paanshmëri, profesionalizëm dhe gjithnjë në respekt të ligjit funksionet e tij, me qëllim kryesor rikthimin e besimit të publikut te sistemi i drejtësisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here