‘Më ngacmuan të dashurën’/I riu që plagosi me thikë 4 studentë sqaron çfarë ndodhi para Presidencës

0

Pas një konflikti të ndodhur ditën e djeshme mes studentëve të Politeknikut, pranë Presidencës në Tiranë, nga zbardhja e ngjarjes dolën detaje nga plagosja, ku i arrestuari, Henri Karaj tha se nuk kishte pasur qëllim të qëllonte të rinjtë, por sipas tij ata e kishin ofenduar.

I arrestuari Henri Karaj ka thënë se ka vepruar në inat e sipër, pasi të rinjtë i ngacmonin të dashurën.

Nuk shkova për ti plagosur. Ne u takuam dhe një ditë më parë dhe u thashë që ajo është e dashura ime dhe të mos e ngacmojnë. Kur ata pasdite e kishin ngacmuar sërish. Kur i pashë këtë gjë u thashë, por ata më ofenduan dhe tentuan të më godisnin dhe unë qëllova me bicakun që kisha me vete.

Të rinjtë që u plagosën nga Karaj janë: Jurgen Lleshi, Feliks Lleshi, Klajdi Dumi dhe Klajdi Marku, të cilët  ndodhen në  spital. Policia ka shpallur në kërkim dhe një 19- vjeçar F.S, i cili është shok me Henri Karajn, pasi mësohet se ka qenë i pranishëm në sherr dje dhe  është larguar nga vendngjarja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here