PD publikon dokumentet ekskluzive: Vëllai i Fatmir Xhafaj i dënuar në Itali për drogë

0

Partia Demokratike ka publikuar sot disa dokumente ekskluzive, që tregojnë sipas partisë opozitare, se vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, është dënuar në Itali. PD deklaron se Agron Xhafja është dënuar si pjesë e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Sipas PD, ai ishte pjesë e një marrëveshjeje për trafikun e 50 kg heroinë me 300 kg hashash. Deputeti Enkelejd Alibeaj i ka drejtuar një sërë pyetjesh ministrit Xahfaj lidhur me përfshirjen e vëllait të tij në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe nëse ka një kërkesë për arrestimin e tij e më pas ekstradimin në Itali, për llogari të shtetit fqinj.

Xhafaj gënjen dhe është në dijeni të vëllait të tij, Agron, se është i dënuar me vendim gjyqësor në Itali de se nuk ka vuajtur asnjë ditë nga ky dënim, duke u hetuar i lirë, pasi vëllai ishte i pushtetshëm. Faktet dhe provat e dënimit të vëllait të Xhafajt

1) A e ka përfshirë Fatmir Xhafaj vëllain e tij Agron Xhafaj në listën e personave me rekorde kriminale?

2. Pse ai jeton i lirë në territorin shqiptar, ndërkohë që rezulton i dënuar për trafik droge në Itali dhe nuk ka vuajtur asnjë ditë të dënimit të tij?

3. A është ai person i skeduar dhe nën vëzhgim nga Policia e Shtetit për shkak të aktivitetit të tij të mëparshëm në trafikun e drogës?

4. A është familja “Xhafaj” një nga familjet mafioze që veprojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë?

5. A ka operacioni “Forca e Ligjit” ka efekt mbi vëllain e Ministrit të Brendshëm Agron Xhafaj të dënuar për trafik droge, apo ai është i paprekshëm sa kohë Ministër i Brendshëm dhe drejtues i operacionit është Fatmir Xhafaj

6. Pse nuk ka përmbushur përgjegjësitë e tij ligjore Ministri i Brendshëm, për të kërkuar identifikimin e këtij shtetasi dhe për të verifikuar nëse është apo jo i dënuar?

7. Pse nuk ka kërkuar nisjen e procedurave për arrestimin dhe më pas ekstradimin e tij në Itali, siç ka vepruar për shtetas të tjerë?

Shqipëria është vendi i vetëm në botë, ku ministri i Brendshëm ka përgjegjësinë për të arrestuar vëllain e tij për trafik droge, por luan rolin e të paditurit. Shqipëria është vendi i vetëm në botë, ku ministri i Brendshëm të përfshirë në trafik droge.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here