Ruçi komenton largimin e Tahirit: Moral brenda imoralitetit

0

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi  ka komentuar sot dorëheqjen e Saimir Tahirit nga mandati i deputetit. Në ‘Ditën e Europës’ Ruçi tha para gazetarëve se ky ishte një veprim për t’u vlerësuar nga ana e Tahirit, në një politikë që thuhet shpesh se është pa moral.

“Dorëheqja e Tahirit vazhdon të ngelet ky moral brenda imoralitetit” , u shpreh Ruçi.

Deklarta e plotë:

“Parlamenti shqiptar në asnjë rast nuk ka pasur të tillë, asnjë se ka lënë mandatin. Është rasti i parë që duhet ta kemi mirëpritur dhe është i vlerësuar. Në rastin konkret. Dhe këtu e përmendja se i famshmi Curcil; Politika ska moral. Ndaj brenda politikës ka moral.

Dorëheqja e Tahirit vazhdon të ngelet ky moral brenda imoralitetit. Rasti në fjalë është për tu përshëndetur, për tu mirëpritur. Sa i takon akuzës, ajo ngelet ta hetojnë prokuroria dhe ish-deputeti përpara organeve të drejtësisë”, tha Ruçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here