Taksat, banori nga Laçi-Ramës: Je aktor shumë i mirë komunikimi, po çmimet janë rritur

0

Gjatë takimit me qytetarë në Laç, kryeministri Edi Rama u përball me shqetësime të ndryshme për banorët. Duke u ndalur tek taksat, kreu i qeverisë tha se janë rritur vetëm dy taksa, por qytetarët thanë se është rritur çmimi i energjisë së ujit dhe dritave dhe se nuk janë në gjendje të paguajnë.

Qytetari: Jam Petrit Vala nga Laçi, 52 vjeç, për taksat nuk kam taksa unë kështu, kam vetëm që jam i sëmurë, pa zanat, pa asgjë. Nuk marr as përkrahje asgjë. Taksat, drita, ujë, këto janë.

Rama: Taksat drita dhe ujë? Nuk janë taksa, janë mallra që blihen dhe paguhen. Dhe sigurisht kur nuk i ke paguar përpara dhe fillon t’i paguash të duket qamet i madh. Shtresat më korrekte me pagesën e dritave në Shqipëri kanë qenë pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, dy pikat më të dobëta të gjithë organizmit shoqëror. Ka ndonjë që mund të më thotë se ka dhe më pak se sa ç’kanë këto dy kategori? S’ka si ta thotë. Kanë paguar drita pensionistët pa pushim pa ndërprerje, se erdhi Saliu se iku Saliu, se u përmbys shteti më ‘97, se ranë piramidat, se u ngritën piramidat, paguesit më korrektë të dritave. Dritat nuk janë taksa, janë mall. Uji s’është taksë. Është tipike që në Shqipëri ankohen për rritjen e taksave ata që s’paguajnë taksat.

Qytetari: Duke qenë një aktor shumë i mirë komunikimi e kemi shumë të vështirë të përballemi. Unë i kam paguar, uji tani është rritur 50 lekë.

Rama: S’jemi për tu përballur bashkë. Flasim për taksa, nëse të është rritur çmimi i ujit, është një çmim që e përcakton bashkia dhe në të gjithë territorin e Shqipërisë çmimet janë të ndryshme. Askund sot çmimi nuk është në lartësinë e kostove. Me thuaj taksat?

Qytetari: Mirë që është rritur, por tubi kryesor të më vijë afër.

Rama: Di ndonjë taksë që është rritur?

Qytetari: Jo për taksat nuk kam vërejtje.

Rama: Rre, rre, derisa të bëhet e vërtetë. Ulu mor zotëri. Ti nuk paguan asnjë taksë e the vet.  Unë nuk mendoj që ti duhet të paguash taksa., Ti je pa punë dhe s’paguan taksa. Dhe çon dorën që të janë rritur taksat, ti s’paguan asnjë taksë. Rrej, rrej rrej, krijohet një psikozë sikur kjo qeveri vetëm rritë taksa. Jo. Ne kemi rritur vetëm dy taksa. Kemi rritur taksën për ata që kanë më shumë qofshin, kompani. Nuk kam ardhur të bëj bisedë me ty tek për tek. Pra, taksa për ata që kanë më shumë. Për biznesin e madh, ne kemi rritur taksa. Për biznesin e madh, ne të oligarkëve. Për oligarkët që ndërtojnë sot në Tiranë, paguajnë shumëfish më tepër taksa se sa ata që ndërtonin po të njëjtin me këta që kanë marrë përsipër të mbrojnë të varfrit nga ne.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here