Theu rekordin e trofeve, por Dani Alvesh rrezikon Botërorin

0

Ai është një nga futbollistët që ka fituar më shumë në fushën e lojës dhe ka një karrierë të gjatë e mjaft të suksesshme, madje me disa skuadra. Kudo ku ndodhet ai fitohen trofetë. Bëhet fjalë për Dani Alvesh, për të cilin, pavaraësisht sukseseve dhe trofeve të shumtë, këtë herë rrezikon të mos jetë në Botërorin e Rusisë për përfaqësuesen braziliane. Në fakt, mbrojtësi i djathtë brazilian vendosi një rekord absolut me suksesin që arriti me PSG në finalen e Kupës së Francës ndaj Les Herbiers pasi arriti kuotën e 40 trofeve në karrierë, duke u bërë futbollisti që ka fituar më shumë trofe gjatë të gjitha kohërave.

Trofetë i fitoi, por për Brazilin duket se ai tani është një shqetësim. Aktivizimi në atë sfidë mund t’i kushtojë rëndë ish-lojtarit të Juventusit i cili pësoi një dëmtim në gjurin e djathtë dhe tashmë rrezikon seriozisht të mos luajë në Kupën e Botës që do të zhvillohet në Rusi verën e ardhshme, edhe pse për ta thënë me siguri diçka të tillë mbetet për t’u përcaktuar shkalla e dëmtimit. Shpresohet që mbrojtësi i djathtë të rikuperohet, por mediat franceze flasin për një dëmtim serioz.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here