Iku mos-besimi i Krimeve të Rënda e erdhi dyshimi!

0

Nga Flamur Vezaj

Largimi nga detyra e drejtuesit te Krimeve te Renda paska bere zhurme ne Tirane! Po pse habiteni, ai ishte ne ate rruge prej kohesh. Si mund te rrinte ne krye te nje institucioni te rendesishme nje prokuror qe ka 17 vite vetem drejtues?!! Po po 17 vite karrier, vetem shef ne institucionin e akuzes qe eshte qelbezuar! E me cfare suksesi gjate ketyre viteve??!! Une nuk mbaj mend ndonje rast per tu kujtuar dhe vleresuar!! Vetem se ishte I besuar i Th.Sollakut, I.Rames dhe ne fund si vellait te tij A.Llalles dhe qe vazhdon e mbahet me dosjen “Tahirit”! Po ku ishte ky zoteria para se te plaste “bomben” Italia etj etj! Po pse nuk reaguat kur me firmen e tij i mos filloi hetimet, pushoi dosjet e ministrave, deputeteve, gjyqtareve, prokuroreve, krimineleve, trafikanteve, e “super policeve” kultivues te droges, apo grupeve te strukturuara kriminale qe blinin e vjedhnin vota e shume te tjera!!! Sa per dosjen “TAHIRI” aty jane 4 prokurore dhe u deshen te kalonin mbi 6 muaj qe te kujtohet te marr ne pyetje badigardet e Tahirit!?? Vec kesaj, prisnit qe A.Llallen ta hetonte ky??! Gjithesesi suksese ne jete dhe ne zbardhjen e dosjes qe ke ne dore.


#Po kush erdhi ne vend te mos-besimit, u komandua prokurorja Donika Prela ish-shoqja e klases se kryeprokurores se perkoheshme Arta Marku njeherazi me lidhje nepotike mes tyre! Mes tjerash, Prokurorja Prela eshte po ajo qe mbajti mbi nje muaj dosjen e A.Llalles dhe nuk beri asnje veprim hetimor! Ajo qe ne Prokurorin e Durresit ishte zv/drejtuese ne kohen e A.Llalles dhe e besuara e ish-drejtuesit Te prokurorise se Durresit Agron Gjana, atij qe ambasada e USA ia ndaloi hyrjen ne SHBA! U emerua prokurorja qe i pushoi dosjen djalit te Gramoz Rucit dhe shume “Rucave” tjere ne Durres ne vecanti dosjet e kryetarit Vangjush Dako per shkak te njohjeve te bashkeshortit te saj me cilesin e “ndertuesit” ne Durres e Tirane! Por qe pas nisjes se punes nga ana e komisionereve te Vetingut dhe emerimin e Donika Preles ne nivele drejtuese, kompania e bashkeshortit ka shpall falimentin. Uroj te justifikoi pasurine para komisionereve te Vetingut.

#Por une vazhdoi te jem skeptik ne komandimet e Arta Markut pasi eshte perqendruar vetem te nje grup njerezish, shok e shoqe klase dhe me te cilet ka punuar duke mos ju dhene mundesi te tjereve, qe jane te shumte, me vullnet te mire e te ndershem per te luftuar krimin dhe korrupsionin ne vend!


#Sa per kujtese, ne Durres u komandua nga prokurorja e perkoheshme ne pozicionin e drejtueses prokurorja Anita Jelle po shoqja e klases se saj ne Shkollen e Magjistratures dhe njeherazi bashkshortja e keshilltarit te saj personal!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here