Albert Veliu mbi 5 orë përpara prokurorëve. Çfarë deklaroi “dëshmitari X”?

0

A njihet me nofkën “dëshmitari X”. Është Albert Veliu nga Vlora i cili dje doli publikisht në një video të shfaqur nga PD, ku deklaronte se ishte AI personi që bisedonte me Agron Xhafën në audio-përgjimin e shfaqur po nga PD dhe që implikon vëllanë e ministrit, Fatmir Xhafaj në trafikun e drogës.

Gazetarja Klodiana Lala, që ndjek zhvillimet tek Krimet e Rënda raportoi në News 24 se dëshmia e Albert Veliut ka sqarur 5 orë e 30 minuta. Prokurorët e Krimeve të Rënda e kanë marrë në pyetje si person që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes, pra trafikun e hashashit në Vlorë.

Por, sipas gazetares statusi juridik i këtij personi mund të ndryshojë në ditët në vijim. Pra mund të bëhet edhe “i penduar” dëshmitar i drejtësisë.

Hetimet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda kanë nisur kryesisht pas audio-përgjimit të publikuar nga Partia Demokratike. Albert Veliu pretendon se bashkëbisedon me Agron Xhafën. Ai është pyetur nga prokurorët se si u bë plani për trafikun e drogës? Pse dështoi? Kush janë personat e përfshirë, etj. Dëshmia e tij ka qenë e detajuar dhe gjithashtu i është marrë kampioni i zërit për tu krahasuar me atë të audio-përgjimit.

“Prokuroria do të marrë në pyetje edhe personin që ka regjistruar bisedën me Albert Veliut. Nuk ka konfirmim për personin që e ka bërë, por thuhet se është gazetar. Gjithashtu pyeten edhe personat që përmednen në përgjim”, tha Lala në raportimin e saj. Albert Veliu ka qenë i shoqëruar në prokurori nga avokati i tij, Artan Murrizi dhe nuk ka asnjë deklarate për mediat pas marrjes në pyetje nga prokurorët.

Sakaq, ka edhe një hetim tjetër në Prokurorinë e Tiranës, të nisur pas padisë së Agron Xhafës për tre zyrtarët e PD. Pritet që dy hetimet në ditët në vijim të bashkohen në një të vetëm dhe të merren përsipër nga Krimet e Rënda pasi bëhet fjalë (ka dyshime) për trafik droge.

Prokuroria e Krimeve të Rënda do të hetojë autenticitetin e audio-përgjimit, pra nëse bashkëbiseduesit janë Agron Xhafaj dhe Albert Veliu si dhe do të hetojë nëse vertet vëllai i ministrit është i përfshirë në trafikun e drogës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here