Ikin Donald Lu dhe Romana Vlahutin, zbulohet emri i ambasadorit të ri të BE në Shqipëri

0

Luigi Soreca do të jetë ambasadori i ri i Bashkimit Europian në Tiranë. Ai do të zëvendësojë në këtë detyrë Romana Vlahutin, të cilës i mbaron mandati diplomatik në Tiranë. Luigi Soreca është me origjinë nga Italia, ndërsa në vjeshtë pritet që të fillojë zyrtarisht misionin në Shqipëri.

Diplomati i ri është një njohës i mirë i sigurisë, emigracionit dhe çështjeve në Shqipëri, pasi ka qenë pjesë e procesit në Bruksel ku u liberalizuan vizat për vendin tonë në 2010.

Juristi italian u bë pjesë e institucioneve të BE në vitin 1999, ndërsa në vitet e fundit ka qenë një nga zyrtarët pranë Presidentit Junkcer. Si njohës i mirë i ligjit, ai vjen në Shqipëri në momentin e duhur, pasi sapo ka nisur zbatimi i Reformës në Drejtësi.

Ndërkohë që edhe ambasadori Donald Lu do të largohet nga Shqipëria. Shtëpia e Bardhë njofton se ditën e djeshme iu dërguan Senatit emrat në nivel diplomatësh për t’u miratuar, ndërsa mes tyre është edhe emri i ambasadorit amerikan në Tiranë.

Donald Lu pritet që të jetë ambasador i Amerikës në Republikën e Kirgistanit. Dy ambasadorët e SHBA dhe të BE që po largohen nga Shqipëria në përfundim të mandatit kanë qenë përkrahës të fuqishëm të Reformës në Drejtësi dhe mjaft të sulmuar nga opozita.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here