Kontraktoni nje hajdut t’ju mbyll dosjen!

0

Nga Flamur Vezaj
Ne Shqiperi ka filluar nje trend i ri! Zhdukja e dosjeve ose provave me ndihmen e hajduteve! Dikur zhdukjen e provave e bente policia, me pas duke pare se ishte biznes me leverdi filluan disa prokuror te prishin provat me metoda te ndryshme kundrejt pagesave te majme! Por shpejt kjo metode kaloi ne Gjykate, e cila ne respektim te parave te futura ne Kodin e Procedures Penale filluan te zhvleresonin provat me procedure! Por edhe kesaj metod i doli boja, sidomos me avancimin e teknologjise dhe zhurmes se “Vetingut”! Tashme gjerat kane ndryshuar! Me emerimin e Prokurores se Pergjithshme te Perkoheshme (qe do zhbente komandimet por qe po zhytet ne te njejtin llum si paraardhesi i saj me kete fenomen) filloi ndryshim i ri nga qyteti bregdetar i Durresit! Fillimisht komandoi shoqen D.Prela si drejtuese te prokurorise se Durresit, e cila me ndihmen e shoqes tjeter po prokurore A.Jella i mbyllen “kallezimin penal” shefes se perkohshme te Prokurorise A.Marku (shif foton)!
Ne kohen e D.Preles hajdutet e nisen me grabitjen e postes sekrete dhe u larguan ne drejtim te paditur! Diten e vjedhjes se postierit prokurorja e perkohshme e gradoi duke komanduar D.Prelen ne krye te Krimeve te Renda dhe ne vend te saj komandoi shoqen tjeter A.Jella! Akoma pa u thare boja ne letrat e nisjes se procedimit per hajdutin e postes sekrete, grabitesit te orientuar me kordinata te sakta i mesyjne zyres se prokurorit A.Shehu, i cili mban edhe detyren e shefit te “task forces” kunder korrupsionit ose thene ndryshe me modelin “Xhafa” shef i prokuroreve te operacionit ne leter te quajtur “forca e ligjit”!
Hajdutet nuk paska kursyer dosjet e piketuara, disa ekspertiza, kompjuterin e punes se prokurorit, USB-te qe kane gjetur ne zyre etj etj dhe serverin e kamerave te sigurise duke u larguar te pashqetesuar ne drejtimin e tyre! Misioni u mbyll me suksese!
Edhe kete rast, prokuroria do thote “nuk kane vjedh gjera me rendesi” ama pas pak muajsh do mesoni se cilat dosje te grabitjeve te pronave, korrupsionin e zyrtareve, tenderat e bashkise, pasurit e e personave me te kaluar kriminale, etj, jane pushuar! Ndersa dosjet e tjera qe jane gjetur ne zyre, per pak dite i gjeni ne tregun e zi, ne shitje!
Ja pra metoda e re e mbylljes se dosjeve me ndihmen e hajduteve!

P.S. Po Policia ku ishte, nuk kishte fare informacion operative, ne parandalimin e ngjarjeve te tilla te renda? Po kush do mbaj pergjegjesi apo si gjithmone vetem roja i shkrete?!!!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here