Gara me motora uji në Vlorë, pushuesit të rrezikuar

0

Sezoni turistik sapo ka nisur, por në Vlorë pushuesit janë të rrezikuar për shkak të motorave të ujit dhe mjeteve të tjera të lundrimit. Ata lëvizin shumë pranë bregdetit dhe bashkia akoma nuk ka vënë në zbatim sinjalistikën.

Nuk është fundjavë, por kjo nuk i ka penguar të apasionuarit e motorave të ujit të bëjnë gara në bregdetin e Vlorës.

Ata lëvizin fare pranë pushuesve që notojnë.  

200 metra larg bregut të detit nuk duhet të lëvizë asnjë mjet lundrues. Këtu është fjala pë motorat e ujit, varkat shëtitëse dhe të peshkimit. Ato duhet të qëndrojnë larg pushuesve. 

Sinjalizimi dhe kufizimi bëhet me piketa ose me bova ujore. Por dhe pse bashkia i ka të hedhura në letër këto urdhëresa, pamjet tregojnë të kundërtën.

Një vit më parë nga motorat dhe skafet që lundronin mes përmes pushuesve u regjistruan shumë aksidente. Mes tyre edhe me humbje jete.

Ajo çfarë duket se ka ndryshim në plazhet e Vlorës janë kullat e vrojtimit. Sipas vëzhgimit  numri i tyre është më i lartë se në vitet e shkuara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here