Gjyqi i Shullazit drejt fundit, ja kur jepet pretenca e prokurorisë

0

Pas 42 seancash gjyqësore është mbyllur shqyrtimi i dosjes për grupin “Shullazi”. Në seancën e radhës e caktuar për në datën 26 Qershor, prokuroria pritet të lexojë konkluzionet e saj, ku do të kërkojë masën e dënimit për të 5 të pandehurit, Emiljano Shullazi, Blerim Shullazi, Gilmando Dani, Endri Qyqja dhe Endri Zela.

Ata akuzohen për grup të strukturuar kriminal, gjobëvënie dhe kërcënim. Gjyqi për këtë çështje filloi në 10 Maj të vitit të kaluar dhe gjatë seancave pati debate të forta mes prokurorisë, të pandehurve dhe dëshmitarit të mbrojtur, biznesmenit Ylvi Beqja.

Prokuroria e akuzon Emiljano Shullazin dhe bashkëpunëtoret e tij për kërcënimin e Ylvi Beqjas, me qëllim marrjen e ish-hotel “Vollgës” në Durrës dhe përvetësimin e rreth 500 mijë eurove.

Sipas akuzës, i njëjti grup ka kërcënuar dy profesorët Dhori Kule dhe Mynyr Koni, me qëllim që ky i fundit të tërhiqej nga gara për rektor i Universitetit të Tiranës. Të kërcënuar nga grupi i Shullazit janë edhe dy biznesmenët Adriatik Kërçuku dhe Jani Zaka, ky i fundit i larguar tashmë nga Shqipëria. Pavarësisht pretendimeve të Emiljano Shullazit dhe të pandehurve të tjerë, ata nuk i kanë pranuar akuzat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here