Për herë të parë në 27 vite Edi Rama nuk i dërgon ftesë PD-së për ditëlindjen e PS-së

0

Që prej 27 vjetësh, kur ndodhi reformimi i Partisë së Punës dhe krijimi i Partisë Socialiste, dy partitë e mëdha të vendit kanë qenë të pranishme në festat e njëra-tjetrës.

Përfaqësimi nuk ka qenë asnjëherë më i larti, por gjithmonë, pavarësisht situatës politike, ftesa e kundërshtarit është respektuar dhe përfaqësimi i palëve ka qenë dinjitoz.

Por nuk do të ndodhë më kështu. Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka vendosur të mos e ftojë më Partinë Demokratike në festën e partisë qeverisëse.

“BalkanWeb” u interesua pranë Partisë Demokratike për të mësuar se me kë do të përfaqësohej në festë partia më e madhe opozitare, por përgjigja ishte se: “në selinë e PD nuk ka mbërritur asnjë ftesë nga PS”.

Kjo është hera e parë që një parti qeverisëse në Shqipëri nuk fton forcën kryesore të opozitës në një ceremoni simbolike si data e themelimit të partisë. Mungesa e ftesës për PD nga ana e kryeministrit Rama vjen në një kohë, kur, pavarësisht akuzave të forta, ai ka deklaruar të ketë shtrirë dorën e bashkëpunimit më opozitën.

Kujtojmë se vitin e kaluar në festën e Partisë Socialiste ka qenë Halim Kosova si përfaqësues i të djathtëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here