Real Madrid zgjedh zëvendësuesin e Zinedine Zidane

0

Real Madrid ka zgjedhur zëvendësuesin e Zinedine Zidane.

Me anë të një komunikate të shkurtër për shtyp, klubi kampion i Evropës ka njoftuar se Julen Lopetegui do të marrë detyrën e trajnerit të skuadrës madrilene.

Trajneri aktual i Spanjës do të nisë punën me Realin menjëherë pas përfundimit të Botërorit “Rusi 2018”.

Lopetegui ka nënshkruar një kontratë me Realin deri në vitin 2021./TCH

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here