600 mijë luftëtarë të ISIS në Shqipëri? Rama: Broçkull kozmike. Ata që e thonë i duhet psikolog

0

Kryeministri Edi Rama hodhi poshtë në mënyrë kategorike se Shqipëria mund të përdoret si vend parkimi për refugjatët sirianë aq më pak për terroristët e ISIS.

Duke folur nga Sarandë, në dëgjesë me pakicat kombëtare ai tha se: “PD ka prodhuar një broçkull kozmike për 600 mijë luftëtarë të ISIS që do vijnë në Shqipëri. ISIS s’ka 600 mijë luftëtarë e jo më pasagjerë që presin të vijnë në Shqipëri. S’ka se si ti shkojë në mendje kujdo në Europë ta bëjë Shqipërisë pikë parkimi për 600 mijë refugjatëve. Nëse e thonë ne do buzëqeshim me keqardhje. Do u sugjerojmë psikolog”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here