Marrëveshja me Greqinë/ Rama: Janë dhënë lajme të rreme. Harta do tregojë si është ndarë deti.

0

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë lajmet e dala nga mediat greke dhe të përcjella në Shqipëri se Shqipëria po i fal det Greqisë dhe se çështja çame nuk do përfshihet në marrëveshje.

Nga Saranda ku po zhvillon takim me minoritarët ai tha se të gjitha çfarë janë thënë janë lajme të rreme të cilat janë amplifikuar edhe nga opozita. Sipas tij, marrëveshja do të jetë e drejtë dhe se kufiri detar do të shihet qartë në hartë.

Kufiri detar

“Edhe kjo ç’ka është thënë dhe ç’ka thuhet për fat të keq në vijimësi për këtë çështje do të shpohet si tullumbace sepse marrëveshja për detin është një marrëveshje që do të materializohet vizualisht në hartë dhe do kenë të gjithë mundësitë që me sytë e tyre dhe jo të partive me mendjen e tyre dhe jo të atyre që i përcjellin dhe i amplifikojnë këto lajme të rreme të gjykojnë mes pamjes së detit në marrëveshjen që ishte dhe pamjes së detit në marrëveshjen që do të kemi”, tha Rama.

Akuzat e opozitës

“Aty do mund të shohim qartësisht jo vetëm që kemi bërë marrëveshjen e duhur për vendin tonë por edhe çfarë janë në gjendje të bëjnë këta të dëshpëruar që nuk kanë as ide, as program as skuadër, lider jo e jo, dhe që gjithë pafuqinë e tyre po e kthjenë dita ditës në forcë të madhe destruktive të dëshpërimit duke i bërë 100-ndin Shqipërisë kudo ku gjejnë vesh në kryeqytet e Evropës për të luftuar kundër çeljes së negociatave. 28 qershori do vijë, kam besim se drita jeshile do ndizet në një mënyrë a një tjetër dhe Shqipëria nuk ka kthim prapa në këtë proces e do të vazhdojë duke hyrë në këtë fazë të re historike të negociatave”, deklaroi më tej kryeministri.

Ligji i luftës

“Greqia e ka njohur si fakt ligjin absurd të luftës dhe ka pranuar ta shfuqizojë. Kur ne kemi nisur këtë diskutim thoshin se kjo nuk ekziston, por në fakt është një fakt pengues dhe me pasoja juridike që do të zhbëhet nga parlamenti i Greqisë dhe kjo është një arritje e madhe. Është fakt edhe që emigrantë shqiptarë në Greqi kanë pasur burokraci të ndryshme. Marrëveshja e re e detit do jetë e drejtë dhe do pasqyrohet në hartë. Do kemi mundësi që të gjithë ta shohin jo me sytë e politikës”- tha Rama.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here