Italia lë në det një tjetër anije me emigrantë, Salvini: Harrojeni se do vini tek ne

0

Teksa fluksi i emigrantëve që vijnë nga brigjet libiane sa vjen e rritet, Italia refuzon një tjetër anije. Pas “Aquarius” me 629 emigrantë në bord që pas shumë polemikash u prit nga Spanja dhe anije holandeze “Lifeline” me 239 persona, autoritetet italiane prej dy ditësh kanë lënë në det një anijen me flamur danez Aleksandër Maresk, me 110 emigrantë të shpëtuar në ujërat e Mesdheut.

Roma zyrtare është e vendosur, asnjë ngarkesë me emigrantë nuk do të ankorohet në portet e italiane. “Anijet e organizatave joqeveritare të mbushura me emigrantë, ta harrojnë se do të mbërrijnë në Itali”. Ishte ky komenti i ministrit të brendshëm italian Matteo Salvini.

Situata mbetet e tensionuar mes Italisë dhe Maltës. Shkak ishte refuzimi nga ana e kësaj të fundit për ankorimin e anijes holandeze Lifeline. Ministri italian i Transporteve Danilo Toninelli, e quajti çnjerëzore sjelljen e Maltës, duke kërcënuar se nëse anija me 239 emigrantë në bord i afrohet porteve të Siçilisë, ekuipazhi i saj do të arrestohet.

Shpresat për një zgjidhje, pikë së pari politike, aktualisht duken të pakta. Liderët e 10 vendeve anëtarë të BE do të mblidhen të dielën në Bruksel, për të studiuar një strategji për përballimin e fluksit gjithnjë në rritje. Italia e ka bërë të qartë se nuk bie dakord me asnjë plan, nëse fillimisht nuk ndihmohet nga partnerët europianë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here