‘3.4 mln eurot’, Basha: I përkasin bandës së rrezikshme të Elbasanit, Balla hyri garant

0

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar se shuma prej 3.4 milionë euro e kapur dje në Portin e Durrësit i përket një prej bandave më të rrezikshme në vend, që është aktive në Elbasan.

Në një reagim pas numërimit të eurove të sekuestruara dje, Basha akuzoi direkt kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, teksa tha se kishte siguruar hyrjen pa problem të kësaj shume në Shqipëri.

Paratë janë të një prej bandave më të rrezikshme, aktive në Elbasan, por dhe në të gjithë Shqipërinë. Taulant Balla kishte për të siguruar hyrjen pa problem të këtyre parave në Shqipëri. Është dekonspiruar plani i Ballës dhe i strukturave brenda Policisë së Shtetit për të cçar këtë bashkëpunim të bandave të Elbasanit deri në fund.

Balla merret me pastrimin e parave të drogës. Kanë kaluar te heroina e kokaina dhe pastrimi i parave të pista. 1.5 mln euro ka qenë pakti, marrëveshja është garantuar nga Tualant Balla, ky ka hyrë garant. Për këtë jam i siguruat, do ta vërtetojnë faktet. Ku do shkojnë këto para? Çfarë e lidh Tahirin, Xhafajn, Ballën, përveç Edi Ramës. Pastrimi i parave, ndërtimi i kullave.

Pesë banda kriminale dhe pesë oligarkë kontrollojë gjithë ekonominë, vendi është i pashpresë. Kanë kaluar nga kanabisi i Tahirit te heroina e kokaina e Xhafajt. Këto para do të shkojnë te kullat e Erion Veliajt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here