Prokurore, zgjohu nga gjumi!

0

Flamur Vezaj

Kur u zgjodh, me 69 votat e deputetëve të mazhorancës, mes flakadanëve e tymuesve, shumë thanë se sa e ftohtë dhe e pandjeshme u tregua Prokuroria e përkohshme ArtaMarku. Por, kjo pandjeshmëri vazhdon ta shoqërojë edhe kur plasin skandale të mëdha, duke mos reaguar.

Dhe kjo u vu re edhe te rasti i audioregjistrimit të vëllait të Ministrit, kur pas disa ditësh nga publikimi ajo nisi hetimet etj etj. Por, ajo që po ndodh tani është e tmerrshme. Si mund të qëndrojë në heshtje dhe të mos reagojë, kur për 30 minuta shi u përmbyt Tirana.

Nuk po flas për zona që dihet që sa herë ka reshje përmbyten dhe duhet të kalosh me varkë, por për BIBLOTEKEN KOMBETARE! Si mund të rrijë në heshtje Prokuroria e përgjithshme për një dëm kaq të madh?

Si mund të mos nisë një hetim për “shpërdorim detyre”, me pasoja të mëdha ndaj shtetit, për të gjithe ata zyrtarë të Bashkisë që pranuan dorëzimin e punimeve të sheshit Skënderbej të cilët kishin për detyrë të kontrollonin punimet, mes të tjerash edhe për shkarkimin e ujrave. Ujra të cilat nga keqpunimet e kryera përmbytën arkivën e BIBLOTEKES KOMBETARE (si asnjëherë më parë) duke shkatërruar qindra tituj librash.

Jo vetëm kaq, por edhe përmbytjen e vetë Bashkisë së Lali Erit dhe dokumenteve të rëndësishme të këtij institucioni. Për Prokuroren e përkohshme nuk ka vepër penale?!

Zgjohu, moj zgjohu! Eshtë e turpshme që edhe kjo, si gjithë paraardhësit e saj, nuk merr iniciativë të ndëshkojë zyrtarët e Bashkisë, si në Tiranë ashtu edhe në rrethe, për shkatërrimin e kolektorëve me ndërtimet pa kriter, duke lejuar kështu që shkatërrimet të vazhdojnë edhe sot.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here