Tmerri në Dhërmi/Gazetari: Ju rrëfej autorin e vërtetë të ngjarjes!

0

Të shtënat me armë në lokalin e njohur në Dhërmi shkaktuan panik mes pushuesve që kishin dalë për t’u dëfryer. Pak minuta pasi kishte kaluar mesnata, një konflikt mes disa të rinjve në diskon “Havana” përfundoi me të shtëna armë.

Gjithçka mësohet se ka ndodhur në praninë e një numri të konsiderueshëm personash, që ndodheshin në ambientet e lokalit të natës, duke i terrorizuar këta të fundit.

Pas ngjarjes policia arrestoi 23-vjeçarin Emiljano Nina. Ky është një person me precedentë të rëndë penale, që lëvizte i armatosur dhe që mund të ishte bërë shkak për një masakër të vërtetë.

Policia e shtetit vërtet arrestoi Emiljano Ninën, por vetëm për të mbuluar autorin e vërtet të ngjarjes.

Gazetari i kronikës që tashmë jeton në Amerikë, Flamur Vezaj ka treguar emrin e vertetë të personit që qëlloi në “Havana”, dhe pse ky person mbrohet nga policia, media dhe qeveria duke  mos i hyrë gjemb be këmbë me gjithë rekordet e tij kriminale që ka regjistruar deri tani.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Vezaj shpjegon se autori i vërtet i këtij “sherri” është  E.Martinaj i cili është kushëriri i “vetdorëzuarit”!

“Është po ky “i forti” që lëviz lirshëm dhe vazhdon i pa shqetësuar nga policia, vetëm për faktin se është në “ortakëri” biznesi në lojëra të fatit për jugun e Shqipërisë me vëllain e Ministrit të Brendshëm F.Xhafaj që tashmë thonë se është vetëdorëzuar në burg në Itali!” shkruan Vezaj

Gazetari liston të gjitha rekordet kriminale që ka bërë E.Martinaj deri tani ato që janë mësuar nga publiku. Ai thotë së kriminelet e armatosur po i mbrojnë disa zyrtareve e policëve të korruptuar që çdo muaj paguhen nga “borderot” e këtyre krimineleve!

“Këtë fakt, e tregoi edhe ngjarja ne “Havana” ku “Forca e Ligjit” ka mbet vetëm në letra dhe tek ndonjë shpërndarës droge në rrugët e Shqipërisë! Kjo për shkak se autoret e vërtet të këtij “sherri” me arme janë përsëri në lokalet e bregut po të pa shqetësuar nga policia dhe që lëvizin me njerëz të armatosur sa në një lokal në lokalin tjetër! Policia thotë se e zbardhi ngjarjen, se ishte një “sherr banal”, po si mund të zbardhet ngjarja ku nuk ka asnjë dëshmitar që të flas për policinë e prokurorinë veç atij qe u vetdorëzua? Ku të dëmtuarit nuk guxojnë të flasin e të tregojnë për autorët e vërtetë! Ku serveri i kamerave të sigurisë është zhdukur ose nuk ka të filmuar asgjë, vetëm që mos te identifikohet dhe arrestohet autori i vërtet i këtij “sherri” E.Martinaj dhe që është kushëriri i “vetëdorëzuarit,” shkruan Vezaj.

Kush po manipulon ngjarjen ne club “Havana”. Kush po i mbron kriminelet e armatosur, qe levizin te pashqetesuar ne qytetet bregdetare ne kulmin e sezonit turistike! Askush tjeter vec disa zyrtareve e policeve te korruptuar qe cdo muaj paguhen nga “borderot” e ketyre krimineleve! Kete fakt, e tregoi edhe ngjarja ne “Havana” ku “Forca e Ligjit” ka mbet vetem ne letra dhe tek ndonje shperndares droge ne rruget e Shqiperise! Kjo per shkak se autoret e vertet te ketij “sherri” me arme jane perseri ne lokalet e bregut po te pashqetesuar nga policia dhe qe levizin me njerez te armatosur sa ne nje lokal ne lokalin tjeter! Policia thote se e zbardhi ngjarjen, se ishte nje “sherr banal”, po si mund te zbardhet ngjarja ku nuk ka asnje deshmitar qe te flas per policine e prokurorine vec atij qe u vetdorezua? Ku te demtuarit nuk guxojne te flasin e te tregojne per autoret e vertete! Ku serveri i kamerave te sigurise eshte zhdukur ose nuk ka te filmuar asgje, vetem qe mos te identifikohet dhe arrestohet autori i vertet i ketij “sherri” E.Martinaj dhe qe eshte kusheriri i “vetdorezuarit”!#Eshte po ky “i forti” qe leviz lirshem dhe vazhdon i pashqetesuar nga policia, vetem per faktin se eshte ne “ortakeri” biznesi ne lojra te fatit per jugun e Shqiperise me vellan e Ministrit te Brendshem F.Xhafaj qe tashme thone se eshte vetdorezuar ne burg ne Itali!#Eshte po ky person qe tentoi ti mbyll gojen nje bashkëpunetori te drejtesise kunder nje “gjobevenesi” qe tashme po gjykohet!#Eshte po ky “i forti” qe pak kohe me pare rrahu nipin e nje biznesmeni te fuqishem dhe ia hodhi perseri duke mos u procedu penalisht!#Eshte po ky person qe disa here eshte shpall ne kerkim dhe nuk eshte arrestuar se ne borderot e “biznesit te tij” ka shume punonjes policie mes tyre edhe disa drejtues komisaritesh, drejtor policie e deri edhe prokurore e gjyqtar qe marrin “skedina fituese” falas per te justifikuar pasurine e tyre te paligshme!#Eshte po ky “i forti” qe leviz i shoqeruar me 10 persona edhe te armatosur, me makina te blinduar por edhe me vrases me pagese qe nuk pertojne e qellojne me arme brenda nje diskoje te mbipopulluar dhe perseri eshte i lire!#Eshte po ky personi qe shume media ne Shqiperi nuk ia permendin emrin e nuk shkruajne per ate sepse i ka “mbyt” me reklama te biznesit te lojrave te fatit deri edhe ne televizionin publik se sa per portale, disa prej tyre edhe i financon prej kohesh!!!#Eshte po ky tipi, qe pak kohe me pare fitoj pafajesi nga “gjykatat” pasi ishte perfshire ne nje sherr po “banal” (sipas policise) por qe realishte ndodhi per mos shlyerjen e “parave te marra me fajde” qe perfundoi me nje te vrare me plumb ne koke!…… Etj etj!#E perderisa keta te “fortet” shetisin lirshem ne rruget e Shqiperise mos u habisni per ngjarje te tilla ne mes te sezonit veror nga kauboj te mbrojtur nga policia e punonjes te Gardes se Republikes pas orarit zyrtar te punes!#Shpallet_ne_kerkim_Forca_e_Ligjit#

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here