Vettingu, synon të godas gjyqtarin Gani Dizdarin, pa prova por me propogandë

0

Nga Kombinews

Gjyqtari i Kushtetueses, Gani Dizdari për të cilin këto ditë komisioni i Vetingut mori në shqyrtim hetimin e tij administrativ, ndoshta është i vetmi në Shqipëri që ka 46-vite pune në organet e drejtësisë, duke filluar nga viti 1973 si Zv.Prokuror në Prokurorinë e Tropojës, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, Prokuror Kasacioni në Gjykatën e Lartë, Zv.Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë, anëtar i Gjykatës së Lartë (kryetar i Kolegjit Penal) dhe së fundi anëtar i Gjykatës Kushetuese.

Gani Dizdari ka qenë dhe është person dinjitoz, shumë kompetent në profesionin e tij. Po t’i referohemi vitit 1997, kur ai ushtronte detyrën si Zv.Prokuror i Përgjithshëm i Republikës  lëvizte i vetëm në makinë nga Tirana-Fier-Berat-Vlorë dhe Sarandë, në një kohë kur të tjerët nuk lëviznin pa eskortë badigardësh. Ai asnjëherë nuk përulej ndaj eprorëve, por gjithmonë bënte atë që e quante të drejtë, mjafton të kujtojmë rastin e gazetarëve A.F dhe N.L për cilët gjatë gjykimit në Gjykatën e Lartë, kur u bind se ishin të pafajshëm, ndonëse nga të dy shkallët e gjykimit gazetarët ishin deklaruar fajtor, tërhoqi akuzën dhe kërkoi pafajsinë pavarësisht se doli haptazi kundër me mendimet e të tjerëve.

Po ndiqja disa media, nga të cilat thuhej se Dizdari e kishte vendosur vetë Berisha, po ju kujtoj atyre që Zotin Dizdari si anëtar të Gjykatës së Lartë e ka emëruar presidenti Moisiu dhe ishte pikërisht koha kur marrëdhëniet e tij me Berishën ishin të acaruara. Apo të kujtojmë momentin kur ai u zgjodh Zv.Prokuror i Përgjitshëm, e votuan njëzëri i gjithë Kuvendi të majtë dhe të djathtë.

Zotin Dizdari unë e kam njohur para shumë vitesh, u ndjeva shumë mirë kur dëgjova në media rezultatet e hetimit, për faktin se ai gjithmonë kishte bërë deklarim të saktë të pasurisë dhe të gjithë e justifikonte me të ardhurat e tij. Eshtë absurde të diskutohet pasuria e Dizdari, kur të ardhurat e tij janë 4 herë me të larta se e gjithë pasuria që ai zotëron. Ai jeton në një nga pallatet e vjetra të ndërtuar gjatë kohës së monizmit, apartament që është përfituar me “privatizime” sipas ligjit të kohës “Për Privatizimin e Banesave”, të vëretuara me dokumenta të cilat zotërohen nga K.P.K.

Gjithashtu në lidhje me faktin se diskutohej të rrezikohej nga e bija, për hua-të e marra për të blerë apartamentin e saj, mendoj se këto nuk mund të cënojnë figurën e tij dhe aq më tepër që këto Hua janë marrë para 10 (dhjetë) vitesh, me dokumenta Noteriale të rregullta dhe nga persona të afërm të vajzës, të cilët janë biznesmen të njohur.

Gjithashtu edhe komenti se ai kishte lidhje me botën e krimit,  nuk ka mundësi të jetë i vërtetë, marrëdhëniet e Z.Dizdari me nipin e tij (djalin e motrës) nuk kanë qenë si lidhje me veprimtarine kriminale por për shkak të lidhjeve të gjakut, dhe aq më pak kur ai nuk është dënuar  për Krim të Organizuar, në të cilin përfshihet kryesisht trafiku i Lëndëve Narkotike etj., por për veprën penale të “Ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, dënim i cili ka qenë me kusht dhe jo me burg, dhe kjo vepër nuk përfshihet në ato raste ku ligji e detyron Z.Dizdari të mbajë qëndrim. Ndërsa për udhëtimet jashtë kufirit me automjetin në emër të nipit, siç edhe diskutohet nga media, siç rezulton dhe nga të dhënat e sistemit TIMS rruga për të shkuar në Tropojë kalon në kufirin e Kosovës (Qaf Morinë).

Si përfundim, me këtë model KPK-je që kemi, Z.Dizdari mund edhe të largohet padrejtësisht nga sistemi i drejtësisë jo si i papërshtatshëm, por për t’i liruar vendin ndonjë të binduri të pushetit, pasi siç dihet ai ka qenë kundër me vendimet e tij për ato çështje ku ai ka besuar se binin ndesh me liritë dhe të drejtat e njeriut.

E natyrisht pushteti edhe mund të hakmerret ndaj tij, por nuk do të kishte vlerë nje hakmarrje kaq e dukshme dhe primitive pasi atij i duhen jo më shumë se 6-7 muaj për të dalë në pension si një njeri i nderuar dhe i respektuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here