Shtyhet për herë të katërt pretenca për Shullazin dhe bandën e tij

0

Shtyhet për herë të katërt pretenca për Emiljano Shullazin dhe bandën e tij. Në seancën e sotme pretenca është shtyrë, pasi nuk ishin paraqitur avokatët e bandës së Shullazit. Ndërkohë që seanca e radhës është caktuar për në datë 31 korrik.

Shullazi rrezikon deri në 15 vite burg për akuzat, po ashtu edhe anëtarët e bandës; Gilmando Dani, Besmir Shullazi, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela.

Banda e Shullazit akuzohet për krijimin e grupit të strukturuar kriminal, kanosje për shkak të detyrës ndaj Mynyr Konit e Dhori Kules dhe shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie kundër Ylvi Beqjes për ish-hotel “Vollgën” në Durrës. / Shqiptarja.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here