Shullazi në gjurmët e Dritan Dajtit

0

Shtyhet gjyqi për të katërtën herë radhazi. I akuzuar për një sërë akuzash Emiljano Shullazi, ka shtyrë për të katërtën herë rradhazi procesin gjyqësor në Gjykatën e Krimeve të Rënda, aty ku ai po gjykohet së bashku me katër të pandehurit e tjerë Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi. Mëngjesin e sotëm ishte planifikuar që prokurorët të lexonin pretencën kundër të pandehurve të mësipërm, ku prokuroria është përgatitur të kërkojë nga 15 deri në 18 vite burgim për të pandehurit. Por sërisht seanca e 46 që ishte planifikuar të zhvillohej në orën 09:00, është shtyrë, ku shkak i kësaj shtyre janë bërë avokatët që mbrojnë interesin ligjor të të pandehurit Blerim dhe Emiljano Shullazi. Më sa duket ky i fundit, në fundit e procesit gjyqësor kundër tij, ka zgjedhur një taktikë të re, atë të shtyrjës së gjykimit, pikërisht si i pandehuri tjetër Dritan Dajti. Dajti është kthyer në precedent tashmë, pasi ka shtyrë për vite me rradhë çështjen në gjykatën e Krimeve të Rënda, vijon të shtyjë pa limit seancat gjyqësore edhe në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, duke mos u përballur me akuzat, por ka shtyrë gjyqet qindra herë me argumenta dhe motivacione të përsëritshme. Të njëjtën taktikë në fund të gjykimit po ndjek edhe i pandehuri Emiljano Shullazi, i cili ka shtyrë katër herë rradhazi seancën, ku pritet të lexohet pretenca e dy prokurorëve të çështjes Ened Nakuçi dhe Elisabeta Imeraj. Shullazi, akuzohet për një sërë veprash penale ku më e rënda është ajo e gjobëvënies dhe tjetërsimit me anë të kanosjes ndaj biznesmenit Ylvi Beqja dhe biznesmenit tjetër Jani Zaka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here