Zjarret në Greqi, Meta i shkruan presidentit: Lutem që të mos ketë viktima të tjera

0

Presidenti Ilir Meta i ka dërguar nje letër homologut të tij grek, ku I shpreh mbështetjen në këtë situatë të vështirë për shtetin Helen, I prekur nga zjarret, që deri në këto moment kanë marr më shumë se 50jetë njerëzsish.

Në letrën e tij, Meta I shpreh nguëshillime familjarëve të viktimave, ndërsa shton se populli shqiptar është krah qytetarëve të Athinës e të gjithë Greqisë.

 

Letra

Zoti President,

 Me ankth e shqetësim të madh po ndjek përhapjen dhe dëmet që po shkaktojnë zjarret e furishme që kanë rënë përqark Athinës.

 Jam shumë i tronditur nga viktimat në njerëz dhe i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve e të dashurve të tyre. Të lënduarve i uroj shërim sa më të shpejtë.

 Lutem që të mos ketë viktima të tjera në njerëz dhe që zjarret e egra të vihen shpejt nën kontroll nga autoritetet zjarrëfikëse greke.

 Ju siguroj se, në këto momente të vështira, unë dhe populli shqiptar jemi krah jush dhe qytetarëve të Athinës e të gjithë Greqisë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here