Gazetari, 51 arsyet pse ika nga Shqipëri

0

Nga Flamur Vezaj

Ika sepse nuk kisha siguri për vete e familjen!

Ika sepse nuk kisha siguri në punë!

Ika sepse nuk paguhesha sa duhet!

Ika sepse nuk e merrja rrogën ne kohe!

Ika se unë duhet të isha 24 orë në gatishmëri e pronarin nuk guxoje ta pyesje pse vononte rrogën!

Ika sepse larg qoftë një sëmundje në familje duhet të merrje kredi në banke për shpenzimet!

Ika sepse shteti nuk të ofronte siguri e ndodhte që shtetarët të “shisnin” te kriminelet”!

Ika sepse kërcënimet i zgjidhja privatisht dhe i lodha familjen e miqtë!

Ika sepse të shpallurit në kërkim i gjejnë më shpesh vrasësit e jo policia!

Ika sepse edhe po të ndodhte diçka në kryet të detyrës pas tri ditësh asnjë nuk kujtohet për ty!

Ika sepse nuk doja të bëhesha “mercenar” i partive dhe krimineleve!

Ika sepse drejtësinë duhet ta paguash që ta gëzoje!

Ika se po te kritikoje qeverinë (ministrin përkatëse) ta heqin nusen nga puna!

Ika sepse sa herë ndërrohej drejtori institucionit duhej me shku me i gjet mik që mos të heqin nusen nga puna!

Ika sepse në administratë promovohen militantet dhe jo specialistët!

Ika sepse krimineli është me i respektuar para ligjit se qytetari i thjeshtë!

Ika sepse fëmijët e hajduteve të pronës publike fshijnë djersën me 500 eurosha!

Ika sepse arsimi është shkatërruar, është bërë mësues edhe një me diplomë të blerë e drejtor ai që është dënuar për shitje diplomash!

Ika sepse duhej të fusje mik për të rregulluar fëmijët në kopsht!

Ika sepse që në kopsht duhet të blije dyshek, jastëk, jorgan e mbulesa e më pas letra higjienike e sende të tjera çdo muaj!

Ika sepse duhet te paguaje nën dorë qe edukatorja (me rrogë qesharake) ti ndërronte fëmijët në kohë që mos të ftoheshin!

Ika sepse duhet te prisje në radhë që të blesh librat e fëmijës!

Ika sepse fëmija në shkollë nuk bënte pushim të gjate se s’kishte ambiente!

Ika sepse fëmija nuk merrte dijen e duhur se mësuesja kishte 38 nxënës!

Ika sepse çdo muaj duhet te furnizoje klasën e fëmijës me letra A4 e sende tjera të nevojshme që shkolla nuk ia siguronte!

Ika sepse në çdo dimër fëmija duhej te vishej edhe në klase me rroba të trasha se vinte i plevitosur nga shkolla!

Ika sepse fëmija ngrohej me frymëmarrjen e shokëve e shoqeve në klasë!

Ika sepse nuk kisha mundësi si politikanët apo ata që janë pranë tyre të shkolloj fëmijët jashtë!

Ika sepse shëndetësinë e ka marr lumi!

Ika sepse shteti nuk të jep shpresa për shërimin e një të sëmuri apo një fëmije qe ka nevojë!

Ika sepse diagnostikoheshe në spitale si private e shtetërore me sëmundje qe nuk i ke!

Ika sepse në spitale çdo gjë duhet te blere e paguar!

Ika sepse në urgjencën e pediatrisë duhet të presësh mbi një ore për të vizituar fëmijën me temperaturë!

Ika sepse në Spitale private ke vetëm shërbimin e hotelerisë dhe do të paguash si hotel me 5 yje për një natë e nuk ke ku të ngrohesh qumështin!

Ika sepse merr gjobë nga policia pa të ndaluar ndonjëherë e pa kryer shkelje!

Ika se me shumë dënohesh për rrip sigurimi se sa për shkelje semafori!

Ika sepse kriminelet kane dalë nga strofulla dhe janë përzier me politikanët e shtetarët!

Ika sepse vrasjet tashmë janë bërë statistike dhe jo problem për parandalimin e tyre apo gjetjen e autorëve!

Ika sepse mungon çdo shërbim social!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here