Aksident i rëndë në Tiranë-Elbasan plagoset rëndë drejtuesi i mjetit

0

 

Një aksident me pasojë plagosjen e rëndë të drejtuesit të mjetit ka ndodhur në segmentin rrugor Tiranë-Elbasan.

Makina tip Benz me targa AA 822 RI, me drejtuar Olsi Meka lindur dhe banues në Devoll, është aksidentuar në afërsi të tunelit të Krrabës, ku për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit Olsi Meka.

Kanë qënë kalimtarët e rastit ata që kanë mundur të nxjerin të dëmtuarin Meka nga makina, dh eta transportojnë atë në drejtim të spitalit të Traumës, në Tiranë, ku është duke marrë ndihmën mjekësore.

Sipas policisë së Tiranës, vendi i aksidentit është një nga kthesat, para se të hysh në tunelin e segmentit rrugor Tiranë-Elbasan, vend në të cilat janë aksidentuar dhe shumë udhëtarë të tjerë.

Policia rrugore ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprime të mëtejshme, për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti, që solli dëmtimin e rëndë të drejtuesit të mjetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here