CV-ja, Rraja nisi shkollën me korrespondencë pasi u zgjodh kryetar komune

0

Rrahman Rraja u bë deputet i parlamentit nga lista e PS në qarkun e Durrësit. Edhe pse ka 1 vit në parlament si përfaqësues i popullit të Krujës, ai nuk është ngritur asnjëherë në foltore. Emri i tij u lakua për herë të parë pas skandalit të të birit, Rexhep Rraja. Ky i fundit dyshohet për ushtrim dhune ndaj ish-të dashurës.

Oficeri Emiljano Nuhu u detyrua të lërë Shqipërinë pasi kishte marrë kërcënimë me jetë për të mos arrestuar djalin e deputetit. Duke qenë se Rraja është tashmë në qendër të opinionit publik, ne kemi kërkuar të mësojmë më shumë rreth tij. CV-ja e deputetit, një kopje të së cilës Opinion.al e ka siguruar, tregon se formimi arsimor i deputetit lë shumë për të dëshiruar. Rrahman Rraja ka mbaruar shkollën e mesme bujqësore në Nikël në vitet ’80. Në jetëshkrimin zyrtar që ka dorëzuar në KQZ dhe Kuvend, Rraja nuk ka shënuar asnjë të dhënë se çfarë aktiviteti ka kryer për 20 vite nga 1980-2000.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here